+355 44 51 72 79
info@europeagency.al / Webmail

Lajme

Jauri, pritet nga Ministri i Arsimit të Republikës së Kosovës Z. Shyqiri Bytyqi

Ministri Arsimit Shyqiri Bytyqi _ Ermal Jauri _CEO-EA_ETIPasditen e sotme CEO i Europe Agency dhe Europe Training Institute, Z. Ermal Jauri u prit nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, Z. Shyqiri Bytyqi.

Qëllimi i takimit ishtë bashkëpunimi institucional ndërmjet dy institucioneve që përkatësisht Z. Jauri dhe Z. Bytyqi drejtojnë.

Papunësia është një plagë që ndjek prej kohësh punëkërkuesit e Kosovës, dhe kjo nuk luftohet duke u ndeshur me fenomenin pasi ndodh por duke planifikuar e hartuar reforma të thella në sistemin arsimor që ky fenomen mos të ndodhë ose të jetë sa më minimal i mundshëm.  Për këtë arsye, në kemi ftuar Europe Agency dhe Europe Training Institute sikurse dhe çdo organizatë apo institucion në fushën e arsitmit dhe punësimit, për tia bashkuar nismave të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për të kontribuar më njohuritë dhe përvojën në këtë fushë që të gjithë së bashku, të ndërtojmë një sistem arsimor të qëndrueshëm dhe cilësor – u shpreh Ministri Bytyqi.

Nga ana tjetër, Z. Jauri garantoi Ministrin Bytyqi se Europe Agency si e vetmja agjenci ndërkombëtare punësimi në rajon, Europe Training Institute si qëndër e formimit profesional në Republikën e Kosovës dhe jo vetëm, do të jenë faktor kyç dhe do të jenë aktive në të gjithë iniciativat që kjo ministri do të ndërmarrë me qëllim rritjen e cilësisë së arsimit në vend dhe realizimin e objektivit final të punësimit në fund të studimeve.

Shqiptarët e Kosovës apo Shqipërisë, nuk kanë nevojë për emigrim të paligjshëm, por për mundësi punësimi. Dhe këto mundësi punësimi, rriten ndjeshëm nëse Institucionet e qeverisjes qëndrore, hartojnë dhe ndërmarrin nisma dhe reforma konkrete në këtë fushë. Ajo çka do të zgjidhte një herë e mirë problemin e punësimit në vend, janë reformat e duhura dhe orientimi i saktë i arsimit dhe formimit profesional mbi bazën e kërkesës së biznesit. Sot jemi në një kohë ku “shteti” nuk mund të punësojë të gjithë punëkërkuesit, por biznesi është rregullatori kryesor në të cilin duhet të orientohen dhe provojnë vetën të gjithë të rinjtë e sapodiplomuar – u shpreh Jauri

Në përfundim të takimit, Z. Jauri dhe Z. Bytyqi, u dakortësuan që praktikat profesionale të punës të studentëve të institucioneve arsimore në vend, gjatë studimeve, është forma e duhur e cila do të kompletonte një student në fund të studimeve me eksperiencën një vjeçare të punës të aq shumë kërkuar nga punëdhënësi. Për këtë qëllim më objektiv punësimin, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Europe Agency, do të organizojnë në vijim aktivitete të përbashkëta për të informuar dhe ardhur në ndihmë të gjithë studentëve të cilët kanë dëshirë të kryejnë praktikat profesionale pranë kompanive vendase apo të huaja përgjatë studimeve të tyre.

Ministria Arsimit_Europe Agency

Si të emigrosh në Kanada?

Europe AgencySi të emigrosh në Kanada?

Jo më kot, Kanadaja është renditur vendi i parë në botë për emigrantin. Kjo e publikuar nga një sërë botimesh të gazetarëve të ndryshem apo organizatave jo qeveritare për mbrojtjen e emigranit. Kjo për arsyen e vetme që sistemi i emigracionit Kanadez, synon thithjen e kontigjenteve profesioniste, krijimin e faciliteteve të nevojshme për intergrimin në jetën e përditshme dhe pse jo, nëse keni aftësitë e duhura të ndërtoni karrierën dhe të jeni dikush në Kanada.

Krahas sistemit klasik të përzgjedhjes së aplikuesve për emigracion në Kanada informacione të cilat gjenden në faqen zyrtare të emigracionit Kanadez www.cic.gc.ca , Provinca të ndryshme të Kanadasë, nëpërmjet vendimeve lokale provinciale, kanë miratuar një sërë programesh punësimi dhe emigrimi me qëllim lehtësimin e procedurave për tërheqjen e kontigjenteve potenciale të profesioneve të kërkuara por jo vetëm. Kjo i ka hapur rrugë jo vetëm profesionistëve në top listën Kanadeze të emigracionit mbi profesionet e kërkuara si mjek, inxhinier, IT etj, por dhe për profesione jo të listuara në listën e pozicioneve më të kërkuara. Një shembull konkret është Provinca e Quebec e cila përveç mënyrave klasike të emigrimit duke gjetur një kontratë afat gjatë pune apo studimeve, ka hartuar politika lehtësuese dhe për punëtorët sezonal të fushave të ndryshme si agrikulture, punonjës social etj. Kjo ka bërë të mundur që një kandidat  i cili ka dëshirë të provojë ëndrrën Kanadeze në Quebec, fillimisht të udhëtojë drejt këtij vendi me një kontratë të përkohëshme pune, dhe më tej nëse Quebec dhe kontrata më të cilën ka arritur qëllimin e udhëtimit drejt këtij vendi plotëson pritshmëritë e kandidatit, atëhërë mund të fillojë procedurat e rregullta të emigracionit duke qënë në Quebec.[1]

Po ashtu, politika të ngjashme mund të gjejmë dhe në provinca të tjera të ndryshme si British Columbia, Alberta etj të cilat janë fokusuar krahas të tjerave dhe në programet e punësimeve sezonale në fushën e hoteleri-turizmit qofshin këto dimërore ose verore nëpërmjet programit IEC (International Experience Canada). [2] Nëpërmjet këtij programi, nësë një kandidat është nga lista e vendeve që kanë marrëveshje me Qeverinë Kanadeze për këtë mundësi punësimi, ose nëse je i përzgjedhur nga një RO (Recognized Organization) e cila është garantuesi/sponsori i kandidatit i cili vjen nga një vend që qeveria e të cilit nuk ka marrëveshje me qeverinë Kanadeze (siç është Shqipëria në rastin konkret), gëzon të drejtën e udhëtimit drejt këtyre provincave në Kanada me një kontratë punë 1-2 vjecare ku krahas benefiteve të pagës dhe të drejtave të tjera në baze të legjislacionit vendas të punës, ka të ofruara nga punëdhënësi dhe akomodimin dhe ushqimin përgjatë gjithë kohës së qëndrimit në Kanada [3] informacione të cilat i gjeni në faqen zyrtare të www.europeagency.al . Këto kontrata pune, janë të listuara gjithashtu në “National Occupational Classification (NOC)” në sistemin Kanadez të klasifikimit të pozicioneve të punës.

Shumë profesionistë, kanë udhëtuar drejt Kanadasë duke u shpallur fitues në programin “Express Entry” i cili synonte që të tërheqë kontigjentet e profesionistëve të udhëtonin drejt Kanadasë edhe pa patur një kontratë punë e cila pas mbërritjes në Kanada, duke qenë profesionisht i një fushe të caktuar, ishte shume e thjeshtë për organet e emigracionit dhe zyrës së punës sistemimi në punë. Ne qershor të këtij viti, Qeveria Kanadeze bëri sërish ndryshime të favorshme në legjislacionin e emigracionit duke krijuar kushtet e një përshtatje mes programit “Express Entry” dhe “Federal Skilled Ëorkers Program, Federal Skilled Trades Program dhe Canadian Experience Class”, ky I fundit program I punësimit sezonal kryesisht në fushën e hoteleri-turizmit të shpjeguar dhe më lart.[4]

Por, jo të gjthë duan të udhëtojnë drejt Kanadasë si emigrant apo punonjës të një fushe të caktuar! Ka plot të rinj dhe të reja të cilët duan fillimisht të udhëtojnë drejt Kanadasë për tu arsimuar dhe më pas për të parë mundësitë e qëndrimit të ligjshëm në Kanada.

Pikerisht për këtë arsye, një shëmbull i mirë janë studimet universitare ose pas universitare. Shembull: Në programin Kolegj dhe Internship 1 dhe 2 vjecar të ofruar nga Europe Agency, një kandidat, mund të udhëtojë drejt Kanadasë më një program studimi I cili është I ndërtuar në 50% të kohëzgjatjes së programit studime dhe 50% e kohëzgjatjes internship me pagese. Degët janë të ndryshme si: menaxhim Biznesi, Menaxhim Turizmi etj ku krahas studimeve, per gjysmën e kohëqëndrimit në këtë program, kandidatët kanë mundësinë e kryerjes së një internship-I (stazh pune) professional pranë një kompanie Kanadeze ku krahas praktikës së fituar të punës, të marrin dhe një rrogë mujore bazuar ne legjilacionin vendas. Për më tepër, kandidatët për këtë program “Studimi dhe Punësimi” udhëtojnë nën kategorinë e vizës “Study Permit Ëith Ëork Authorisation” (Vizë Studenti me Autorizim Pune) me të cilën janë të ligjshëm të punojnë në Kanada deri në 6 orë në ditë nga momenti I mbërritjes. [5]

imigration_canada_europe_agency

Për më tepër, për programme të ndryshme studimi në Kanada. Në bazë të legjislacionit vendas, të diplomuarit e programeve të ndryshme, mund të qëndrojnë në Kanada si resident të përkoheshëm ose përhershëm pas diplomimit. [6]

Krahas mënyrave të lartpërmendura, në Kanada mund të emigrohet dhe nëpërmjet programeve si:

  • “Start up visa” duke krijuar një biznes dhe duke hapur vende pune për punëkërkuesit vendas
  • “Self-Employed” me vetëpunësim duke krijuar biznesin tënd në Kanada në fusha të ndryshme si kulturë atletike ne sport apo bujqësi
  • “Provincial Nominees” Duke u përzgjedhur nga një provincë e caktuar bazuar në profilin professional të kandidatit dhe politikave të emigracionit të provincës
  • “Caregiver” si punonjës social për qëndrat e fëmijëve jetim, moshave të treta etj.
  • “Atlantik Immigration Pilot” duke përfunduar studimet dhe diplomuar nga një Institucion arsimor ose duke punuar në provincat e Neë Brunsëick, Prince Edëard Island, Nova Scotia ose Neëfoundland dhe Labrador
  • “Immigrant Investors” duke investuar ne ekonomine Kanadeze me një plan biznesi të qartë dhe afatgjatë.
  • “Quebec – selected skilled ëorks” programi I provincës së Quebec për përzgjedhjen e punonjësve të kualifikuar etj.

Shpesh herë, persona të ndryshëm të cilët interesohen të emigrojnë në Kanada por të cilët nuk kanë një arsim, nuk kanë nivelin e gjuhës angleze ose franceze, nuk kanë një profil të fortë kandidati etj, behen pesimist duke menduar që ata nuk janë të duhurit për këto programe emigrimi. Kjo nuk është aspak e vertetë. Nëpërmjet qëndrave të formimit professional shtetërore ose private të akredituara, mund të fillojnë dhe ndërtojnë profilin e tyre të emigracionit duke u trajnuar në fusha të ndryshme të cilat I kualifikojnë si “skilled ëorkers” (punonjës me aftësi) gjithashtu paralelisht duke ndjekur dhe kurset e gjuhës frënge ose angleze për të arritur nivelin e kërkuar nga emigracioni dhe në një afat të shkurër kohor, nga një kandidat me profil shumë të ulët për çështjen e vlerësimit në emigracion, shndërrohet në një kandidat potencial dhe me shpresa për të qenë i sukseshëm në proçesin e tij të aplikimit.[7]

Për të aplikuar për programet e emigrimit ne Kanada, sygjerohet që fillimisht të bëni një vetëvlerësim për sasinë e pikëve që mund të grumbulloni ku për të qenë i suksesshëm, duhet të grumbulloni të paktën 67 pikë sipas sistemit të vlerësimit “Comprehensive Ranking System” Sistemi i renditjes gjithëpërfshirëse. Më pas, duke vetëidentifikuar mangësitë, mund të orientohesh drejt formimit profesional mbi profesionin ose gjuhën për të grumbulluar pikët e nevojshme për tu kualifikuar.

Për informacione të mëtejshme rreth mundësive të emigrimit në Kanada, vizitoni faqen zyrtare të emigracionit www.cic.gc.ca , në faqen zyrtare të Europe Agency osë kontaktoni në info@europeagency.al dhe +35544517279

Ermal JAURI

Konsulent Emigracioni

“Arsimi Profesional” shqiptarët e kualifikuar gati për tregun europian

British_Ambassador_Nicholas_Cannon_Europe_AgencyAmbasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë vizitoi të enjten ambjentet e Europe Agency ku u prit nga drejtori ekzekutiv i kompanisë z.Ermal Jauri, dhe stafi i kësaj kompanie. SHTZ. Nicholas Cannon ishte i interesuar të njihej më detajisht me punën e kësaj kompanie që ndërmjetëson punësimin e shtetasve shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Biseda mes  z.Cannon dhe z.Jauri u fokusua në kapacitetin profesional të të rinjve shqiptar, kryesisht, për të gjetur punë në Shqipëri, në vendet e BE-së, në vendet arabe etj. Lidhur me Britaninë, z.Jauri i tha Ambasadorit anglez se ka ardhur momenti që Britania të hapi dyert për shtetasit shqiptar të cilët kanë kualifikimin e duhur në sektor të ndryshëm dhe që me bintje të plot do të ishin një vlerë e shtuar për kompanitë britanike . “Besoj fort që hapja e mundësive të punësimit të stafeve të kualifikuar të punëkërkuesve  shqiptar në  Angli, do të ulte ndjeshëm kërkesat për azil dhe emigracionin e paligjshëm. Ka plot vende pune në Angli në të cilat një vendas nuk do të pranonte të punonte, ndërkohë qe ka plot punëkerkues nga Shqipëria të cilet do të ishin të gatshëm t’i zinin këto vende. Nëse liberalizimi ndodh, kompanitë angleze do të gjenin në Shqipëri staf po aq të kulalifikuar dhe profesional si në Angli por gjithashtu të gatshëm për të punuar dhe bërë karrierë në kompanitë angleze” i tha Jauri ambasadorit Cannon.

Drejtori ekzekutiv i Europe Agency e informoi ambasadorin se futja e Shqipërisë në listën e vendeve të sigurta, ka bërë të mundur që kompani të ndryshme nga Europa të hedhin sytë te punëkërkusit shqiptar. Kjo ka sjell edhe ndërmjetësimin e disa pozicioneve pune në Danimarkë, Gjermani, etj. Jauri i bëri me dije z.Cannon se vetëm ne gjashtë muajt e parë të këtij viti, Europe Agency ka arritur të ndërmjetësoj punësimin e 118 personave në mbarë botën, ndërsa janë në proces finalizimi edhe 75 kontrata të tjera. Përsa i përket vitit 2015, shifrat flasin për 680 kontrata pune, dhe më tepër se 50 studentë te cilët falë ndermjetësimit te Europe Agency, janë ulur sot në auditorët e kolegjeve dhe universiteteve më në zë në mbarë botën. Në vijim të bisedës, lidhur me tregun e brendshëm të punës, z.Jauri edhe një herë ka përsëritur se Shqipëria ka nevojë për një sistem të mirëfilltë të formimit profesional. Sipas Jaurit, kjo do të sillte zgjidhje reale për punësimin në vend.British_Ambassador_Nicholas_Cannon_Europe_Agency

“Pa formim professional të mirëplanifkuar sipas kërkesës së tregut, nuk mund të ketë punësim. Duke patur kontigjent profesionistësh të  mirëkualifikuar, shumë partner të Europe Agency, do të çelnin filialet e tyre në Shqipëri dhe të punësonin punëkërkues shqiptar në formën e “outsourcing” dhe kjo do të ndikonte ndjeshëm në shtimin e vendeve të punës” tha Jauri. Nga ana e tij ambasadori i Britanisë në Tiranë z.Cannon është shprehur i impresionuar që gjen në Shqipëri një zyrë të tillë me parametra ndërkombëtar. Për punësimin ambasadori Cannon tha se ka ndjekur nga afër këtë problematikë dhe bazuar edhe në projektin që British Council ka në Shkoder me shkollat  e formimit profesional, mendon vërtetë që ulja e nivelit të papunësisë do të mundësohej pikërisht nga promovimi dhe standardizimi i sistemit profesional, duke u bazuar kjo në kërkesën e tregut të punës ”Në këndvështrimin tim personal dhe atë të ambasadës britanike në Shqipëri, mendoj që një vend ku ka punëtor të kualifikuar, punësimi nuk eshtë kurrë nje “problem” qofshin vendet e punës brenda apo jashtë Shqipërisë. Gjithmonë do të ketë kompani që do të kërkojnë këtë  staf të kualifikuar” tha ambasadori. Cannon shtoi “Mendojmë që punësimi i rregullt jashtë vendit, jo vetëm që kthehet në një aset të zhvillimit ekonomik të vendit pasi punërorët shqiptar nëpër botë të ardhurat e tyre I sjellin në vend, por gjithashtu, sjellin në vendlindje përvojat dhe eksperiencat e ndryshme të punës që fitojnë në tregun ndërkombëtar, dhe kjo ndikon ndjeshëm në rritjen e cilësisë së shërbimit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik” .

Në takimin e mbajtur në zyrat qëndrore të Europe Agency në Tiranë, ambasadori britanik u njoh gjithashtu me historikun e krijimit të kësaj kompanie. Europe Agency është vlerësuar me një sërë çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare ku glen per të nënvizuar cumin si “Agency of the year” ne vitin 2015 nga Ministria e Mirëqënies Socilale, si dhe “Agjencia Ndërkombëtare e Rekrutimit” për vitin 2015, nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë.

CEO i Europe Agency pret drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Z. Arian Zeka

Arian_Zeka_Ermal_Jauri_Europe_Agency_AmCham_KosovoEurope Agency dhe Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës zgjerojnë mundesitë e bashkëpunimit me qëllim ofrimn e vendeve të reja të punës në Kosovë dhe jashtë saj. Në Tiranë, drejtori ekzekutiv i Europe Agency z.Ermal Jauri, priti në një takim Z. Arian Zeka, drejtor ekzekutiv I Odës Ekonomike Amerikane  i shoqëruar nga Visar Hapçiu, menaxher për Politika dhe Marrëdhënie me Qeverinë e Kosovës. Takimi është përqëndruar në fushën e formimit profesional dhe punësimit në Republiken e Kosovës. Në fjalën e tij z.Zeka është përqëndruar pikërisht në mungesën e personave të kualifikuar, profesionist, në tregun kosovar.

“Nëse jemi në gjendje të zgjidhim problemin e aftësimit profesional, do të jemi në gjendje që të zgjidhim përgjightmonë problemin e punësimit” ka deklaruar drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane. Nga krahu tjetër z.Jauri, i ka njohur të pranishmit me hapsirat e shumta, reale, që kompania që ai drejton  ka për mundësimin e lidhjes së kontratave të punës për qytetarët kosovarë. “Shqiptarët e Kosovës nuk kanë nevojë për emigrim të paligjshëm apo azil, atyre u duhen mundësi punësimi. Nëse në Kosovë do të kishim personel të kualifkuar, ne jemi në gjëndje, që sot, të ndërmjetësojmë punësimin e një numri të konsiderueshëm punëkërkuesish në Kosovë dhe jashtë vendit, gjithashtu agjensia jonë mund të sjell në Kosovë kompani të ndryshme të huaja të cilat sjellin në “outsourcing” stafin e tyre. Kjo do të rriste ndjeshëm numrin e vendeve të reja të punës në Kosovë. Nëpërmjet aftësimit professional të punëkërkuesve në Kosovë do të shtoheshin mundesitë e tyre për punësim  në gjithë botën, duke I bërë ata emigrant të ligjshëm dhe me një të ardhme te sigurt” ka deklaruar Jauri. Drejtori i Europe Agency e siguroi Zekën se agjensia që ai drejton do të vijojë të jap kontributin e saj në orinetimin e formimit profesional dhe punësimit në Kosovë, duke qënë edhe një herë hallkë e rëndësishme në rritjen e mundësive të punësimit brenda dhe jashtë vendit. Jauri ka marr mbeshtetjen e Odës Ekonomike të Kosoves për ç’do  iniciativë të Europe Agency Kosovo në drejtim të aftësimit profesional dhe punësimit.

Takimi i sotëm pason nje seri bashkëpunimsh të mëhershme si konferenca, panaire etj. Gjatë këtyre aktiviteteve janë ndërmjetësuar me sukses një numër I konsiderueshem të punësuarish në Kosovë dhe jashtë saj. Vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti Europe Agency Kosovo ka ndërmjetësuar me sukses më tepër se 150 kontrata pune në mbarë botën për punëkërkues te ndryshëm të Kosovës.

Komunikatë për shtyp!

Europe_Agency_LogoDuke marrë shkas nga zhvillmet e ditëve të fundit me një agjenci punësimi në vend dhe mashtrimin e pretenduar nga personat e prekur nga kjo e fundit në ngarkim të qytetarëve shqiptarë, Europe Agency distancohet ne menyrë kategorike nga ngjarje të tilla që cënojnë rëndë punën e përditshme dhe marrëdhënien e besimit mes aplikantit dhe agjencive të punësimit.
Europe Agency, në bazë të ligjit nr.9668, datë 18.12.2006 “Për emigrimin e shtetasve shqiptarë për motive punësimi”, dhe në zbatim të marrëveshjës më Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si dhe Shërbimin Kombëtar të Punësimit, informon këto të fundit periodikisht mbi mundësitë e punësimit jashtë vendit që Europe Agency ndërmjetëson, kostot, procedurat e tyre si dhe numrin e të punësuarve vazhimisht.

Europe Agency mbetet e hapur për çdo lloj kontrolli apo verifikimi të mundshëm nga organet ligjzbatuese në vend, konform ligjeve dhe rregullave ne fuqi. Ne mbështesim dhe inkurajojmë punën e organeve të hetimit në këtë drejtim dhe ftojmë edhe agjencitë e tjera të distancohen nga këto akte të turpshme që synojnë përfitimin e paligjshëm dhe mashtrimin e qytetarëve.

Një agjenci punësimi, ka mjaft sfida në konkurencën ndërkombëtare në hapjen e tregut të punës për shtetasit Shqiptar si dhe sfidat e herëpashershme të burokracive të emigracionit sipas vendeve respektive, dhe kurrsesi një sfidë shtesë në besimin e qytetarëve të vendit në lidhje me punën tonë, do të ndikonte ndjeshëm në bashkëpunimin dhe realizimin e një qëllimi të përbashkët aplikant-agjenci, “Punësimi”.

Ngjarje të tilla cënojnë marrëdhëniet reciproke të besimit midis qytetarëve dhe agjencive si dhe dëmtojnë konkurrencën e ndershme. Ndaj të gjithë aplikantët e ndryshëm në cdo agjenci të ngjashme, të kërkojnë me detaje të njihen me procedurat dhe detyrimet respektive, të kërkojnë zbatimin e legjislacionit përkatës sikurse dhe mos të ngurojnë të konsultohen më këshilltar juridik para se të ndërmarrin hapa të aplikimeve të ndryshme.

Europe Agency siguron të gjithë aplikantët e saj në proces apo të rinj se ne jemi të hapur për t’ju përgjigjur pyetjeve dhe paqartësive tuaja. Sikurse cdo lloj informacioni në lidhje me aplikimet tuaja për hir të transparencës.

Zyrat tona do të punojnë me kapacitet të plotë edhe në ditë feste. Ftojmë të gjithë qytetarët e interesuar të paraqiten pranë zyrave tona për të marrë informacionin e nevojshëm.

Gjithashtu, ju urojmë suksese aplikantëvë që do të kenë intervistat e punës në ditët në vijim.

Europe Agency

Zyra Qendrore