+355 44 51 72 79
info@europeagency.al / Webmail

Konsulencë Emigracioni

banner visa1Të gjithëve na ka ndodhur që për një presje të plotësuar gabim në një formular emigracioni, rezultati ka qenë fatal….REFUZIMI i aplikimit….
Përse duhet të hedhim hapa në një fushë të paditur? Përse duhet të shkelim në një minë që mund të shpërthejë nga çasti në çast dhe të dëmtuarit te jemi vetë ne? Tashmë të gjithë kanë mundësinë që edhe në Shqipëri të mund të informohen, të sigurohen dhe gjërat të venë siç duhet dhe më pas të veprojmë…

Cilat janë BENEFITET nga konsulenca e emigracionit?
• Agjentët e konsulencës janë të liçensuar, janë të informuar dhe kanë kryer edukimin përkatës për çështje Juridike dhe proçedura emigrimi, pra janë një manual njerëzor mbi hapat e aplikimit për një vizë të caktuar.
• Nëpërmjet konsulencës kurseni kohë dhe para duke ju orientuar drejt llojit të vizës që është më e përshtatshme për ju.
• Përfitimi i një vize është shumë më e lehtë dhe e thjeshtë duke përdorur Konsulencë Emigracioni.
• Nëse do të hasni ndonjë problem gjatë aplikimit për vizë, konsulentët e emigracionit kanë eksperiencën e duhur për të zgjidhur problemin ose vështirësinë tuaj.

Për këtë paqartësi e cila çon në shpenzimin e një kohe shumë të kushtueshme, “Europe Agency” në bashkëpunim me ekspertë të emigracionit vendas dhe të huaj, ofron shërbimin e konsulencës në fushën e emigracionit dhe migracionit. Shërbimi i konsulencës në këtë fushë është i organizuar në mënyrë të tillë që çdo aplikant para së të ndërmarrë një hap të rëndësishëm për të emigruar, studiuar apo punuar diku, të marrë njohuritë e duhura mbi avantazhet dhe disavantazhet e aplikimit të tij.

Europe Agency, me një eksperiencë të gjerë në këtë fushë, siguron klientët e saj për një procedurë të saktë, korrekte dhe të mirëmenduar në lidhje me nevojat tuaja për aplikim.

Ne ofrojmë një seri të plotë të shërbimeve të konsulencës ligjore dhe Emigracionit dhe Migracionit për klientët tanë korporativë, në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar. Ajo që duhet të bëni sa herë që keni paqartësi në lidhje me formularët e ndryshëm që plotësoni apo dokumente të tjera që lidhen me emigrimin është që të na kontaktoni.

Një shërbim i tillë ofrohet edhe për të gjithë ata shqiptarë që nuk jetojnë në Shqipëri, por që jo domosdoshmërisht duhet që të paraqiten fizikisht pranë zyrave tona. Ekspertët tanë mund të kontaktojnë për të ofruar konsulencën, në atë vend ku ju ndodheni dhe po ashtu të ofrojnë shërbim të kulturuar dhe ligjor në përputhje me termat dhe kushtet e vendosura nga praktikat ndërkombëtare që operojnë në këtë fushë.

banner-services

130626140609banner_2