+355 44 51 72 79
info@europeagency.al / Webmail

Punësim Kosovë: Menaxher Rekrutimi

Mundësi Punësimi brenda vendit si “Menaxher Rekrutimi”

Të gjithë ju që dëshironi një karrierë në fushën e “Burimeve Njerëzore dhe Rekrutimit” në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar si dhe dëshironi të jeni pjese e stafit të Europe Agency, jeni të mirepritur të jeni pjesë e jona duke aplikuar për pozicionin vakant të punës:

Pozicioni i Punës: Menaxher Rekrutimi  europe-agency-hiring-manager

Vendodhja: Prishtinë

Pagesa: Paga shumë e kënaqshme

Përshkrimi i Punës:

  • Njeh programet e punësimit sipas portofolit të biznesit dhe rregulloren e brendshme më përgjegjësi.
  • Ndërmerr kontakte të vazhdueshme me partnerët dhe aplikantët sipas programeve të punësimit.
  • Hulumton zona të ndryshme në mënyrë të vazhdueshme me qëllim zgjerimin e përcaktimin e target grupeve sipas mundësive të punësimit.
  • Ruan njohuri koherente të portofolit të partnërëve dhe përcakton target grupet sipas prioriteteve.
  • Analizon performancën e programeve dhe shërbimeve në zonën në përgjegjësi dhe rekomandon apo sygjeron strategji veprimi me qëllim promovimin e një shërbimi të caktuar dhe koherent.
  • Ruan vigjilencë kundrejt risive të tregut përfshirë këtu levizjet e konkurentëve, aktivitetet/ngjarjet e ndryshme, bizneset e krijuara rishtazi në fushën e rekrutimit, etj.

Kriteret:

  • Të ketë kryer arsimin e lartë.
  • I/e komunikueshëm dhe i gatshëm/me për të punuar në grup
  • Të jetë i/e korrekt/e në menaxhimin e zyrës dhe zbatimin e detyrave të lena.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Njohja e një gjuhe të dytë përbën avantazh.

Benefitet:

  • Pagesë bazë  mujore plus bonus.
  • Seriozitet në korrektësi në zbatimin e kushteve të kontratës së punës.
  • Kontratë punë të rregullt.
  • Mundësi karriere brenda kompanisë.

Si të aplikoni:
Për të aplikuar dërgoni një CV tuajën në Anglisht me foto me subject “Menaxher Rekrutimi” në adresen e emailit:info.ks@europeagency.al ose  për të aplikuar online kliko  ose gjeni të rejat tona të fundit në Facebook duke klikuar: Facebooklikebutton

Comments are closed.