+355 44 51 72 79
info@europeagency.al / Webmail

Shkolla e mesme

shkolla e mesme

Një fidan i shëndoshë, i ka të gjitha gjasat të jetë një pemë e shëndoshë, prandaj është nevojë e veçantë sidomos e prindërve të kenë kujdes gjatë edukimit të tyre dhe natyrisht gjatë kohës delikate të adoleshencës.

Për shumë familje dhe nxënës zgjedhja e një shkolle të mesme është sa e rëndësishme po aq edhe delikate. Kërkesat në mënyrë të drejtë janë të shumta…

Ambjente të mira dhe të sigurta? Mësues të aftë? Disiplinë? Apo programe mësimore të mirë zhvilluara? Por sa është e mundur që të gjenden të gjitha këto në shkollat e mesme shqiptare?

“Europe Agency” në bashkëpunim me partnerët e tanë ofron programe studimi në shkollat më të mira europiane e përtej saj si SHBA, Kanada e Australi në shkolla të mesme si “Talented and Gifted Magnet” (Texas), “BASIS Tucson” (Arizona), “Gëinnett School of Mathematics, Science and Technology” (Atlanta), “Oxford High School GDST” (Angli), “Evangelisches Gymnasium zum Grauen Klöster” (Gjermani), “Lycée Henri-IV” (Paris, Francë), “North Toronto Collegiate Institute” (Kanada).

Shkolla të mesme qindra vjeçare që i japin çdo prindëri dhe nxënësi gjithçka për të cilën ata kanë nevojë. Këto shkolla gjithashtu janë prioritare për karrierën e një nxënësi që ky i fundit të pranohet e të vazhdojë studimet e larta në universitetet apo kolegjet më të mira botërore.HSP-Banner

Po prisni që të përfundoni vitin e fundit të shkollës së mesme në Shqipëri për të vazhduar studimet e larta në SHBA?
Tashmë nuk është më nevoja të prisni. Nëpërmjet planeve të njësimit që “Europe Agency” dhe partnerët e saj kanë, ju mund të vazhdoni studimet e mbetura në shkollat e mesme më të njohura në SHBA-së.

Në këtë mënyrë çdo nxënës ka mundësinë që të kryejë vitet e mbetura në një shkollë amerikane dhe mbi të gjitha përfiton një diplomë nga shkollat më të mira të SHBA-së, avantazhet e së cilës janë të shumta dhe që shfaqen direkt që në përzgjedhjet e studentëve në shkollat e larta.

 banner_default