+355 44 51 72 79
info@europeagency.al / Webmail

Pune Sezonale SHBA (H2B-Program)

Punesim Sezonal SHBA

Programi H2B-Kontrate 1 vjecare pune.

Temporary Work in USA (H2B Program)

Europe Agency në bashkëpunim me partnerët e saj të programit të shkëmbimeve kulturore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sjell për herë të parë në tregun Shqiptar programin e punësimit sezonal H2B me kontratë pune deri në 12 muaj në SHBA me të drejtë rinovimi deri në 3 vjet, pjesë e programit të shkëmbimeve kulturore J1.

Programi:

Programi H2B krijon mundësinë e një punësimi sezonal në fushën e hoteleri-turizmit në SHBA për një periudhë kohe deri në 12 muaj me të drejtë rinovimi deri në 3 vjet.
Ky program jo vetëm ofron mundësi të mirëfilltë pune në fushën e hoteleri turizmit, por si pjesë e programit të shkëmbimeve kulturore J1, ai ofron dhe një larmi aktivitetesh sociale ku keni mundësinë të njiheni me miq nga gjithë bota dhe të ndani me ta kulturën dhe eksperiencën tuaj.

Kontrata:

Ofrohet kontratë pune deri 1 vjeçare. Klasifikimi maksimal i kontratës së punës është 3 vjet. Pra një aplikant nuk mund të përfitojë një kontratë pune më shumë se 3 vjeçare. Çdo aplikant i cili ka qenë më parë në një program H2B ne SHBA dhe ka plotësuar afatin e një kontrate 3 vjeçare, nuk mund të aplikojë pa kaluar 3 vite të tjera jashtë SHBA-së.
Pocicioni i punës:
Kamarier, Banakier, Hostess/e, Bell boy, parking assistant, room attendant, pjatalarës, ndihmëskuzhinier etj…

Vendndodhja: ATLANTA, SHBA

Në program  ofrohet:

  • Kontratë pune 12 muaj në USA me kohë të plotë me të drejtë rinovimi deri në 3 vjet pa pagesë shtesë;
  • Siguracion shëndetësor amerikan për periudhën e punës;
  • Ushqim i hequr gjatë orarit të punës;
  • Pagesë minimale duke filluar nga 9 $ deri 10.75$ /ora plus bakshishe;
  • Pagesë shtesë për orë jashtë orarit dhe për punë në ditë të pushimit;
  • Bileta e udhëtimit vajtje-ardhje në varësi të kontratës, ka raste kur punëdhënësi e mbulon si shpenzim paraprak, por më vonë e mban pjesë- pjesë nga paycheck mujor i aplikantit.

Akomodimi

Duke qenë se se programi i “Kontratës së Punës 1 vjeçare” në Amerikë është një program ku pjesën kryesore të shpenzimeve e mbulon punëdhënësi, si rrjedhojë dhe 70% të kostos së akomodimit është e përfshirë në program. Aplikanti duhet të paguajë 105$/muaj për akomodimin, pjesa tjetër mbulohet nga punëdhënësi.

Në program nuk përfshihet:

Servis fee

(pagesë e cila kryhet me kartë krediti on line për aplikimin për vizë amerikane).
Taksa e vizës që paguhet në Ambasadë nga vetë aplikanti.

KRITERET PËR APLIKUESIT:

  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze mbi nivelin mesatar (English Level-Intermediate);
  • Të jetë i/e moshës 18-30 vjeç;
  • Të ketë kryer minimalisht shkollën e mesme;
  • Të jetë i pastër penalisht.

Si te aplikoni:


Per te aplikuar dergoni nje CV tuajen ne Anglisht me foto me subject “H2B – USA” ne adresen e emailit: recruitment@europeagency.al ose  per te aplikuar on line kliko  ose gjeni te rejat tona te fundit ne Facebook duke klikuar: Facebooklikebutton

 

Të gjithë të interesuarit mbi punësimin në USA, gjithashtu mund të gjejne të gjithë informacionin e duhur rreth vizave, procedurave, kostove dhe kohezgjatjes në linkun e mëposhtëm:

 

http://tirana.usembassy.gov/exchange_visitors.html

 

Faleminderit!

Temporary Work in USA (H2B Program-Europe Agency)