+355 44 51 72 79
info@europeagency.al / Webmail

Universitet

banner2Zgjidhni degën dhe universitetin që ju dëshironi….zgjidhni më të mirën !
Thuajse përherë etiketojme një universitet shqiptar si të mirë atë universitet që ka standarde europiane, programe studimi amerikane apo metoda kërkimore kanadeze.

Jemi gjithmonë në ndjekje të një modeli të jashtëm arsimimi. Por përse të ndjekim ëndrrën kur mund të jemi pjesë e saj?
”Europe Agency” se fundmi falë partnerëve dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm ofron për studentët shqiptarë mundësi fantastike për të kryer studimet e tyre në universitet më të mira botërore. Ofrohen mundësi studimi në disa në universitete të botës:
•    “Imperial College London” Britani e Madhe,
•    “Ludëig-Maximilians-Universität München” Gjermani,
•    “ETH Zürich – Sëiss Federal Institute of Technology Zürich” Zvicër,
•    “Stanford University” Shtetet e Bashkuara,
•    “University of Melbourne” Australi,
•    “University of Auckland” Zelanda e Re
•    “University of Toronto” Kanada
•    “University of Trento” Itali

universiteti
Të krijosh identitetin profesional nga eksperiencat më të mira botërore ka shumë benefite dhe avantazhe. Avantazhi kryesor është niveli akademik i universiteteve që ofrohen në këtë program, i cili është i padiskutueshëm. Bëhet fjalë për universitet lider botërore të cilën sjellin metodat dhe programet mësimore më të mira me praktika tepër të vlefshme për të gjithë studentët nga mbarë bota. “Europe Agency” u jep këtë mundësi edhe studentëve shqiptarë.
Gjithashtu ju zgjeroni kulturën tuaj si dhe çka është shumë e rëndësishme praktikoni gjuhë të huaja. Pra bëhet fjalë për shkëbime kulturore tepër të frytshme si dhe për përmirësimin e një gjuhe të huaj në të cilën ju mund të jeni folës i avancuar i saj, por praktika në të folur ju jep një nivel tjetër. Përfitoni nga praktika të cilat nuk mund t’ju ofrohen në Shqipëri.
Bëhuni një student i pavarur dhe jepini një drejtim profesional jetës tuaj. Gjithashtu ju jepet mundësi të krijoni kontakte të reja me botën përtej.
Dhe ajo që është më e rëndësishme ju hapni dyert të shumta dhe të sigurta për karrierën tuaj në të ardhmen.
Ky program ofrohet gjithashtu edhe për studentët të cilët duan të vazhdojnë studimet e tyre Master në universitet e huaja.

 ”Ndërtoni vetë të ardhmen Tuaj”

url